Maqedoni
Ministria e Pushtetit Lokal dhe UNDP, mbështetje komunave për projekte zhvillimore
21.02.2019 16:59
Komunat e Dojranit, Studeniçanit, Ceshinës-Obleshevës dhe Krivogashtanit....

Komunat e Dojranit, Studeniçanit, Ceshinës-Obleshevës dhe Krivogashtanit kanë përgatitur me sukses 4 projekte për nxitje të zhvillimit lokal. Projektet mbështeten edhe nga Ministria e Pushtit Lokal dhe UNDP.
“Bëhet fjalë për përpunimin e një analize fisibiliteti për projekt ideor për spah dhe wellness qendër në komunën Ceshinë - Obleshev, projekt bazë infrastrukturor për ndërtimin e rrugës lokale në komunën e Dojranit, në fshatin Gjopshtev, deri tek pista para glajderave në vlerë prej 420 mijë denarë. Projekt bazë infrastrukturor për ndërtimin e shtegut për këmbësorë në komunën e Dojranit me vlerë prej 119 mijë denarë. Projekt bazë infrastrukturor për komunën e Studeniçanit, si dhe projekt bazë infrastrukturor në komunën e Krivogashtanit”,- deklaroi ministri i pushtetit lokal, Suhejl Fazliu.
“Sot do të kalojmë tek dokumentacioni, dizajni dhe pastaj tek projekti dhe zhvillimi i komunave në 4 regjionet. Do t’u ndihmojmë që t’i rrisin kapacitet e tyre për turizëm rural”,- u tha nga UNDP.
“Komuna e Studeniçanit do të vazhdojë në këtë mënyrë që sa më shume të kemi dokumentacion teknik që të mund të thithim mjete nga fondet e ndryshme nga qeveria dhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare që janë në Maqedoni”,- u shpreh kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku.
Pas përgatitjes së dokumentacionit teknik kanë filluar të interesohen edhe investitorët për investimin dhe implementimin e këtyre projekteve.
REJHAN BUSHI METAJ
