Botë

Pakistan, 26 të vdekur nga vërshimet

21.02.2019 17:14

26 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë zonën jugperëndimore të Pakistanit....

Autoriteti për Menaxhimin e Katastrofave në këtë provincë ka thënë se 14 persona, përfshirë fëmijë, kanë vdekur në një provincë në kufi me Afganistanin. Në qendër të Pakistanit, nëntë persona kanë humbur jetën në tri incidente të ndara të lidhura me reshjet e mëdha të shiut në qytetin Multan.
 
Sipas këtij autoriteti, tre persona të tjerë janë vrarë në fshatrat afër qytetit Lasbella dhe 200 familje tjera janë prekur nga vërshimet. Shirat e furishëm zakonisht shkaktojnë rrëshqitje të dheut në Pakistan.