Botë

Tiranë, opozita në protesta, kërkon zgjedhje të parakohshme

21.02.2019 18:24

Ndryshe nga protesta e 16 shkurtit, manifestimi i sotëm i opozitës në Shqipëri nuk është shoqëruar me episode dhune...

Ndryshe nga protesta e 16 shkurtit, manifestimi i sotëm i opozitës në Shqipëri nuk është shoqëruar me episode dhune, me përjashtim të disa tymueseve të hedhura para godinës së Parlamentit.
Protestuesit janë nisur nga selia e Partisë Demokratike, me në krye Lulzim Bashën, duke u stacionuar më pas para parlamentit.
 
Deputetët e PD-së dhe LSI-së kanë shpallur publikisht lënien e mandateve, duke ua dedikuar qytetarëve. Të njëjtën gjë bëri edhe kreu i PD-së, Basha, i cili iu përgjigj edhe kritikave të ashpra të ndërkombëtarëve.
 
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe eurokomisioneri, Johanes Hahn, bënë thirrje kundër dhunës dhe pro dialogut. 
 
Në protestën e opozitës janë angazhuar rreth 1600 forca policore për ruajtjen e rendit, ndërsa kompanitë e telefonisë celulare ndërprenë për disa orë shërbimin, me qëllim ruajtjen e sigurisë.
 
LULJETA NDOKA