ARSIMI

Interesim jo i mjaftueshëm për shkollat profesionale

24.08.2014 16:05

Arsimi profesional paraqet mundësi punësimi dhe pespektivë në karrierë pasi që drejtimet profesionale paraqiten si deficitare në treg, thotë ndihmës drejtori i shkollës së mesmë të Auto trafikut Zekirja Zekiri......

Ndonsë për cdo vit zbehet roli dhe ndikimi i shkollave profesionale, me investimet kapitale dhe hapjen e vendeve të reja të punës pritet të ndryshojë ky trend njëlloj sikurse edhe në vendet tjera evropiane.

“Tek drejtimet profesionale dhe pse e mbaron shkollën e mesme nxënësi mund të ardhmen të regjistrohet në fakultet por edhe nëse nuk regjistrohet ai  mund të ketë perspektivë edhë edhe me shkollë e mesme profesionale, ja pra për teknik të komunikacionit rrugor nuk don të thot se e ke patjetër të mbarosh edhe fakultetin ,por edhe nëse nuk e mbaron fakultetin e këtyre lëmive do të kesh një perspektivë në të ardhmen.Kemi shum ndërmarje private dhe shtëtërore dhe publike ku kërkohen drejtimet profesionale” – tha Zekirja Zeqiri-Ndihmës drejtor në Shkollën e mesme “Boro Petrushevski”Auto trafiku.

Në shkollën e mesme të autotrafikut “Boro Petrushevski”në Shkup edhe këtë vit janë planifikuar pesë paralele në gjuhën shqipe me tre drejtime, vende të cilat vështir mund të plotësohen për shkak të interest të ulët të nxënësve për drejtimet profesionale thotë Zeqiri.

“Kemi tre drejtime ,drejtimi i komunikacionit i ka dy profile ,teknik komunikacionit rrugor dhe teknik transport dhe logjistik .te drejtimi i makinerisë kemi autoteknik-mekatronik dhe automekanik,te drejtimi i autoteknikës kemi karoseri të mekanikës dhe autoelektronicist.Apeloj të gjithë filloristët apo ato që mbarojnë shkollën fillore të regjistrohen në shkolla profesionale pavarsisht se cilat janë ato shkolla” – tha Zekirja Zeqiri-Ndihmës drejtor në Shkollën e mesme “Boro Petrushevski”Auto trafiku. 

Afati i dytë i regjistrimit për këtë vit shkollor është shtyrë më 25 gusht ndërkaq në afatin e parë të regjistrimit janë regjistruar 180 nxënës nga gjithsej 360 vende të lira për regjistrim. (Florije Kamberi, TVM2)