Botë

Abuzimet me të miturit, Papa: S’mjaftojnë dënimet me fjalë

21.02.2019 19:38

Bota per Papa Franceskun pret masa konkrete mbi frenimin e abuzimit te prifterinjve me te mitur...

Bota per Papa Franceskun pret masa konkrete mbi frenimin e abuzimit te prifterinjve me te mitur, e jo vetem denime me fjale. Gjate samitit te zhvilluar ne Vatikan, me ne qender skandalet qe kane tronditur nga themelet kishen katolike, Ati i Shenjte tha se zeri i “te vegjelve qe kerkojne drejtesi” duhet degjuar.
 
“Njerezit e shenjte te Perendise shohin nga ne dhe presin qe te merren masa konkrete dhe efikase. Kjo eshte nje domosdoshmeri. I kerkoj shpirtit te shenjte te na mbeshtese ne keto dite te veshtira, e te na ndihmoje ta transformojme kete te keqe ne nje mundesi per ndergjegjesim dhe purifikim”, tha Papa.
 
Detaje te abuzimeve seksuale kane dale ne drite ne mbare boten, e kisha eshte gjendur perballe akuzave per mbulim te krimeve. Ata qe kane vuajtur nga abuzime te tilla thone se nevojiten protokolle te reja mbrojtjeje per minorenet.
 
 
Papa 82-vjecar eshte nen nje presion te jashtezakonshem per te gjetur zgjidhje praktike ndaj krizes me te rende, ne te cilen po kalon kisha e diteve tona. Samiti i pashoq katerditor ne Vatikan zhvillohet me pranine e krereve te te gjitha konferencave kombetare te peshkopeve, nga me shume se 130 vende te globit./Top Channel