Maqedoni
Zjarr i madh shpërthen në Jegunoc të Tetovës, nuk ka të lënduar
21.02.2019 20:06
Tre shtepi te banuara dhe nje objekt ndihmes ne fshatin Jegunoc te te njejtes komune sot ne mesdite jane perfshire nga flaka...

Tre shtepi te banuara dhe nje objekt ndihmes ne fshatin Jegunoc te te njejtes komune sot ne mesdite jane perfshire nga flaka, ku per pasoje, objekti ndihmes eshte djegur teresisht, ndersa tre shtepite, jane djegur pjeserisht.
Pasojat e ketij zjarri jane vetem ne deme materiale ndersa nuk ka te lenduar njerez, edhe pse objektet kane qene te banuara.
Ekipet e zjarrfikesve te Tetoves per Alsat u shprehen se zjarri ka shperthyer ne oren 12:20 minuta, pas cka nga ana e NJTKZ eshte intervenuar me tre automjete kunder zjarrit dhe 10 zjarrfikes pas cka edhe kane arritur ta vene nen kontroll zjarrin qe te mos perhapet ne pjesen tjeter te lagjes.
Sipas informatave te para jozyrtare, shkaktar i zjarrit parashihet te jete faktori njeri. Ekipet e Sektorit te puneve te brendshme kane kryer hetimet ne vendin e ngjarjes dhe po punojne ne zbardhjen e rastit, nderkohe me ta vazhdojne te qendrojne dy automjete kunder zjarrit si preventive ne rast te perhapjes se serishme te tij, thone nga NJTKZ e Tetoves.
