Botë

Të shtëna në një shesh ndërtimi në Mynih të Gjermanisë, dy të vdekur

21.02.2019 20:40

Dy burra te vdekur eshte bilanci i te shtenave ne qytetin jugor gjerman te Mynihut te enjten...

Dy burra te vdekur eshte bilanci i te shtenave ne qytetin jugor gjerman te Mynihut te enjten, por nuk ka indikacione per ndonje sulm terrorist.
 
Keshtu raportojne mediat e huaja, percjell Telegrafi, sipas te cilave, Gjermania ka qene ne alarm te larte qe nga dhjetori 2016, kur nje azilkerkues tunizian me lidhje islamike rrembeu nje kamion, vrau shoferin dhe pastaj e mori ate duke u futur ne nje vend te mbushur me njerez ne Berlin, duke vrare 11 njerez dhe duke plagosur dhjetera.
 
Zedhenesi i policise Sven Mueller tha se nje nga dy te vdekurit kishte qelluar me arme, duke shtuar se askush tjeter nuk dukej se ishte lenduar ne kete incident.
 
“Nuk ka asnje rrezik per njerezit atje”, ka thene tutje Mueller.
 
Banoret lokale kishin raportuar se te shtena ndodhen ne nje shesh ndertimi te enjten ne mengjes.