Botë

Shefi politik i talibanëve afgane nuk merr pjesë në bisedime me të dërguarit amerikanë

21.02.2019 21:15

Lideret talibane afgane kane thene me 21 shkurt se shefi i tyre i ri politik nuk do te marre pjese ne bisedimet per paqe...

Lideret talibane afgane kane thene me 21 shkurt se shefi i tyre i ri politik nuk do te marre pjese ne bisedimet per paqe me te derguarit amerikane, qe pritet te mbahen javen e ardhshme ne Katar.
 
Zyrtaret amerikane deshirojne te takohen me Mullah Abdul Ghani Baradar, duke shpresuar qe bashkethemeluesi i talibaneve dhe veterani ushtarak, te diskutoje ceshtjet, qe kane veshtiresuar nje marreveshje te paqes me Qeverine afgane.
 
Mirepo lideret e larte talibane kane thene se Baradar nuk do te jete pjese e bisedimeve ne Katar, sepse ai ka pasur veshtiresi per sigurim te gjithe dokumentacionit te udhetimit.
 
Ata po ashtu kane njoftuar se se fundmi jane shperfaqur disa dallime ne mesin e udheheqesise se talibaneve, rreth rolit qe duhet ta kete Baradar ne bisedime.
 
Ai eshte liruar nga burgu i Pakistanit ne muajin tetor.
 
Emerimi i tij per udheheqje te bisedimeve nga ana e talibaneve eshte konsideruar si shtytje e ketyre te fundit per arritje te legjitimitetit politik dhe atij diplomatik.
 
Bisedimet mes SHBA-se dhe talibaneve synojne t’i japin fund luftes 17-vjecare ne Afganistan.
 
Shtetet e Bashkuara kane tentuar te qe te dergojne talibanet ne tavolinen e negociatave me zyrtaret ne Kabul.
 
Qeveria e Kabulit nuk ka qene e perfshire ne bisedimet me talibanet per shkak se keta te fundit i konsiderojne zyrtaret qeveritare afgane si kukulla te perendimit./evropaelire