Maqedoni

Parashikimi i motit

22.02.2019 09:07

Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme....

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Gjatë orëve të pasdites dhe natën do të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës.
 
Do të ketë rënie të temperaturave. Kështu temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 5 gradë Celsius ndërsa ato të ditës nga 3 deri 14 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit zero gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 11 gradë Celsius.
 
Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me vranësira dhe të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës.