Maqedoni

Kuvend, imuniteti i Veljanovskit para deputetëve

22.02.2019 11:02

Nëpunimet e sotme të Komisionit për çështje mandatesh dhe imuniteti...

Në punimet e sotme të Komisionit për çështje mandatesh dhe imuniteti, deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e dorëzuar nga Gjykata Themelore për marrjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovskit.
 
Ish kryetari i Kuvendit, Veljanovski, para deputetëve të Komisionit për çështje mandatesh dhe imuniteti i sqaroi shkaqet se pse i njëjti po dyshohet për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues të vendit”. “10 vite kam udhëhequr me Kuvendin dhe asnjëherë nuk kam menduar për një veprimtari të këtij lloji”. Ai ka treguar se para një viti ka qenë i thirrur në prokurori të japë deshminë e tij për ngjarjen dhe ndjehet i habitur se pse pas një viti gjykata po ngrit procedurë hetimore ndaj tij. Veljanovski para deputetëve ka thënë se nëse ai ka bërë akt terrorist, atëherë ua le në dorë deputetëve të vendosin për imunitetin e tij.
 
Marrja e imunitetit do t’i mundësonte gjykatës që të caktojë masën e paraburgimit për Veljanovskin, i cili, së bashku me dy ish ministra të VMRO-së, dyshohet për organizator të ngjarjeve të 27 prillit.
 
Ditë më parë, Gjykata Penale ka dërguar dy herë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit, Trajko Veljanovski, pasi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka qenë i detyruar ta kthejë kërkesën e parë, për shkak të referimit në nen të gabuar nga gjykatësi. Pas përsëritjes së kërkesës, mbledhja e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit është caktuar për ditën e sotme.