Maqedoni
Deskovska: PSP do të bëhet pjesë e PThP-së
22.02.2019 11:53
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka deklaruar se me dy ligjet e reja që janë përgatitur, PSP-ja do të bëhet pjesë e Prokurorisë Themelore Publike....

Deskoska për televizionin 21, tha se tekstet e ligjeve janë vendosur në debat publik dhe kanë marrë sugjerime edhe nga ekspertë të jashtëm, ndërsa shtoi se zgjidhja finale është më e mira.
“Për momentin është përpunuar tekst në Ministrinë e Drejtësisë, që i sublimon zgjidhjet më të mira të njërit dhe tjetrit ligj dhe në dispozitat e tyre janë përfshirë dispozita që PSP-në e themelojnë si organ të përhershëm të Prokurorisë Themelore, me disa garanci të caktuara të autonomisë së tyre. Pasi duhet të jemi të vetëdijshëm se sistemin që e lamë pas dhe që ishte arsyeja e formimit të PSP-së, mund të kthehet në çdo kohë”,- tha Deskoska. Ajo shtoi se PSP, edhe pse do të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore Publike, do të ketë autonominë e saj dhe do të veprojë me lëndë të funksionarëve të lartë shtetërorë.
