Botë

Bangladesh, zona historike përfshihet nga flakët, 78 të vdekur

22.02.2019 12:15

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë historike në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, duke vrarë të paktën 78 persona....

Zjarri shpërtheu gjatë natës në një ndërtesë të banuar, që kishte materiale të djegshme të depozituara në katin përdhes. Pjesëtarët e një feste dasme mendohet se janë disa nga viktimat.
 
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi ndezjen e zjarrit. Flakët nisën në orën lokale 23:40, ndërsa shumë banorë po flinin gjumë. Zjarri nisi në një depo kimike në katin përdhes dhe më pas përfshiu tre ndërtesa të tjera, thonë zyrtarët. Shumë njerëz mbetën të bllokuar dhe nuk ishin në gjendje të shpëtonin nga flakët.