Maqedoni
Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë, subvencione për fermerët deri më 30 qershor
22.02.2019 15:52
Pagesa e subvencioneve do të zbatohet në kohën kur fermerët kanë më së shumti nevojë, informojnë nga Agjencia për mbështetje financiare....

Deri më 30 qershor do të paguhen subvencione për kultivuesit e frutave, ndërsa deri në fund të marsit do të paguhet masa për mbajtjen e kultivimit të frutave.
“Me programin e ri për pagesa direkte edhe këtë vit fermerët do të marrin subvencione 10% më të larta. Përveç programeve nacionale, veçanërisht për zhvillimin e blegtorisë janë edhe ipard programet. Në thirrjen për masën e parë të investimeve të ekonomive bujqësore, e cila përfundon më 9 shkurt kanë arritur një numër rekord kërkesash prej 1099 kërkesa që fermerët i njohin mirë ipard programet”,- deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Nefrus Çeliku.
“Në rastin e pagesave direkte, sipas ligjit, kontrolli duhet të kryhet në një mostër prej 5%, në Evropë kjo bëhet në 5.5 për qind të kërkesave të pranuara dhe nga Agjencia për të siguruar një shfrytëzim të bazuar në qëllime, kontrollon çdo vit prej 7.5 për qind të numrit të aplikimeve. Kontrolli është rritur në mënyrë që paratë të jenë në dispozicion të fermerëve të duhur”,- u shpreh drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi, Nikollë Babovski.
Fermerët duhet t’i respektojnë afatet e caktuara në mënyrë që Agjencia t’i përpunojë kërkesat në kohë dhe të bëjë pagesën në kohë.
REJHANE BUSHI METAJ
