Maqedoni
Incidenti në burgun e Shutkës, Zaev: nuk mund të tolerohet, drejtori të dorëhiqet. Kotevski: dorëheqjen e dorëzoj të hënën. Stoilkoviç: përgjegjësi ka edhe Zaevi dhe Deskovska
22.02.2019 18:07
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ka kërkuar nga Drejtori i burgut të Shutkës që të japë dorëheqje...

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ka kërkuar nga Drejtori i burgut të Shutkës që të japë dorëheqje, për shkak të incidentit të djeshëm në burgun e Shutkës, sepse sipas kryeministrit është e pakuptimtë se si ka mundësi që drejtori dhe punonjësit e këtij burgu të mos mund të kenë të organizuar persona për siguri derisa të burgosurit kryejnë shëtitjet e zakonshme në oborrin e burgut.
“Së pari ndej keqardhje për incidentin që ka ndodhur në burgun e Shutkës, unë në mëngjes kam kontaktuar drejtorin e burgut, i cili më raportoi së çfarë ka ndodhur. Nga ajo që mësova ishte se Spiro Ristovski ka provokuar, të cilat provokime kanë nxitur incident, por unë nuk dua të futëm në analizë, atë do t’ia lëmë organeve kompetente ta kryejnë atë. Në emër të përgjegjësisë nuk mund ta pranoj që drejtori i burgut dhe personat e autorizuar për siguri, të lejojnë që të ndodhë edhe një incident tjetër pas 45 minutave, këtë nuk mund ta toleroj dhe kjo tregon se dikush nuk e ka mbaruar punën e tij si duhet. Unë pres që deri ditën e hënë drejtori i burgut të Shutkës ta dorëzojë dorëheqjen e tij deri tek Qeveria”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Thirrjes i është përgjigjur drejtori i burgut, Gjoko Kotevski, i cili ka përgatitur dorëheqjen dhe do ta dorëzojë në Qeveri ditën e hënë.
“Kemi pasur një bisedë me kryeministrin dhe e njëjta ka shkuar në atë drejtim që unë duhet të japë dorëheqje, si shkak i përgjegjësisë në këtë incident, dhe këtë e kamë bërë, ndërsa ditën e hënë do ta dorëzoj deri në Qeveri, prej ku edhe jam emëruar”,- tha drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski.
Por, nga ky largim kanë dalë të pakënaqur nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët kanë kërkuar që përgjegjësi për këtë vepër duhet të mbajë edhe kryeministri edhe ministrja e drejtësisë, Renata Destovska, dhe se vetëm me largimin e drejtorit nuk mund të mbyllet ky akt.
“Akti që është lejuar të sulmohen fizikisht të paraburgosurit është akt i turpshëm, i cili nuk i përket shteteve të Bashkimit Europian. Vetëm më dorëheqjen e drejtorit të burgut nuk mund të fshihet, apo të heshtet në rastin e rrahjes së ish ministrave, Ristovski dhe Janakievski. Dorëheqja e Kotevskit nuk duhet të nënkuptojë mbyllje të rastit rreth sulmit, por akt i cili duhet t’i zbardhë kryerësit, organizatorët dhe bashkëpunëtorët. Për këtë rast përgjegjësi duhet të mbajnë edhe Zoran Zaev edhe Renata Deskovska”,- theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Naum Stoilkoviç.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga LSDM, ku deputeti i kësaj partie, Konstandin Konstandinov, pohoi se akti i djeshëm i Mickovskit dhe i VMRO-DPMNE-së ka qenë tentim i këtij subjekti që përmes masave dhe veprave të dhunës, ta defokusojnë opinionin nga fakti se vetë udhëheqësit e VMRO-DPMNË-së janë ata të cilët organizuan ngjarjet e “27 prillit”.
“Mickovski duhet të dalë para opinionit dhe t’ju kërkojë falje qytetarëve për gënjeshtrat të cilat i shpalosën mbrëmë në teatrin e organizuar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup. Mickovski dhe VMRO-DPMNE janë të vetëdijshëm se akuzohen për ngjarjet e “27 prillit” në Kuvend, prandaj me inskenime të tilla dhe teatro të dështuara dëshirojnë ta defokusojnë opinionin, të shkaktojnë një krizë dhe ndarje të reja në shoqërinë në Maqedoni”,- tha Konstandin Konstandinos.
Nga Ministria e Drejtësisë dhe nga drejtori i deritanishëm i burgut kanë pohuar se analiza të detajuara për rastin e ndodhur në burgun e Shutkës do të dilet ditën e hënë.
FITIM KRYEZIU
