SHËNDETËSI
Edhe 6 të prekur nga verdhëza në Shkup
24.08.2014 17:32
Pas shpalljes së epidemisë së verdhëzës në kryeqendër janë evidentuar edhe gjashtë raste të reja të prekur nga verdhëza, duke e ngritur në 72 numrin e të prekurve në Shkup.........

16 nga të prekurit janë duke u kuruar në Klinikën infektive, dy në repartin infektiv në Spitalin “8 Shtatori”ndërsa të tjerët janë lëshuar në shërim shtëpiak.
Ndërsa në Shtip, numri i të prekurve aktualisht arrinë në 30. Shumica e të sëmurëve janë të moshës 20 deri 39 kurse 10 raste janë të moshës para- shkollore dhe shkollore.
Ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për bartje të sëmundjes përmes kontaktit dhe se po merren masa preventive, që me fillimin e vitit shkollorë të mos vijë deri te përhapja më e madhe.
