Shkup, një 72-vjeçare u godit për vdekje nga një veturë

23.02.2019 14:45

Aksidentet janë të shpeshta edhe në kryeqendër.....

Aksidentet janë të shpeshta edhe në kryeqendër. Një grua 72-vjeçare ndërroi jetë në spital pas u godit nga një automjet.

Siç njoftojnë nga policia gruaja me inicialet T.S është goditur nga një automjet ndërsa shoferi ende nuk dihet pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur te udhëkryqi nga rrugët “Jeta e re” dhe “Klisurska”, ndërsa pas goditjes e moshuara është dërguar në spitalin “8 shtatori”, por nuk u mbijetoi plagëve.

Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.