Presidencialet, Siljanovska mbledh nënshkrimet, firmos edhe Mickovski
Kandidatja e nominuar për president nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova....

Kandidatja e nominuar për president nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova ka nisur grumbullimin e nënshkrimeve për të nisur garën presidenciale. Në njësinë rajonale të ministrisë së drejtësië mbështetje duke u nënshkruar në listë i dha edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Ai i ftoi qytetarët që në mënyrë masive të mbështesin kandidaten e tyre që pas presidencialeve vendi të kthejë sundimin e së drejtës dhe sukseset në ekonomi.
MICKOVSKI: ZAEV TË PRANOJË PROPOZIMIN TONË PËR PROKUROR
Mickovski tha se kanë humbur plotësisht besimin në shtetin ligjor, andaj ftoi kryeministrin Zaev të mbështesë propozimin e opozitës për prokuror, në të kundërtën s’do votojnë ligjet reformatore.
“Shfrytëzojë rastin të ftoj Zoran Zaevin dhe qeverinë e RM-së të inkurajohen dhe të vërtetojnë me të vërtetë se nuk përzihet në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit, që këtë ta vërtetojnë duke mbështetur propozimin e opozitës për prokuror publik. Në këtë mënyrë edhe njëherë do të dëshmojnë se me tëvërtetë besojnë në zgjedhje presidenciale të ndershme, fer dhe të drejta më 21 prill dhe 5 maj.” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
LSDM: KUSHTËZIMET NË DËM TË PROCESIT EUROINTEGRUES
Nga LSDM thonë se kushtëzimi i reformave me kërkesën për prokuror është i dëmshëm për interesat shtetërore në rrugën drejt eurointegrimeve. Akuzojnë Mickovskin dhe Siljanovskën se po ndjekin rrugën e Gruevskit duke e detyruar anëtarësinë të nënshkruajë kandidaturën presidencaile të profesores Siljanovska.
“Pasiqë s’kanë besimin as tek anëtarët e partisë, Mickovski dhe Siljanovska kërkojnë që ata ta vërtetojnë dhënien e nënshkrimit me selfi. Aq ishte nga profesorja e fakultetit të drejtësisë dhe synimit për sundimin e së drejtës. Siljanovska iu përkul gruevizmit dhe në vepër nisi ta aplikojë këtë në mesin e anëtarësisë së partisë,” thonë nga LSDM.
Social demokratët janë akoma në konsultime me partnerët e koalicioniot në përzgjedhje të kandidatit të përbashkët. Emri i kandidatit do të dihet disa ditë para kongresit të LSDM-së që do të mbahet më 3 mars. (Meral Ismaili, TVM2)
