Përgatitjet për zgjedhje, KSHZ:Filloi afati për kontroll në listën zgjedhore
Komisioni Shtetëror Zgjedhor vazhdon me përgatitjet intensive për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit....

Komisioni Shtetëror Zgjedhor vazhdon me përgatitjet intensive për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Zëdhënësi Admir Shabani në një prononcim për TVM2 njoftoi se nga sot ka filluar afati për kontroll në listën zgjedhore që do të zgjasë deri më 14 mars. Personat e interesuar per kandidatura për presiencialet kanë afat që deri më 9 mars ti grumbullojnë nënshkrimet e nevojshme.
“Fillon afati i kontrollomit të listës zgjedhore dhe ky afat do të zgjasë deri më 14 mars. Kjo periudh do të vlej edhe për mbledhje të nënshrkimeve të kanditatëve, të personave të cilët dëshirojnë të jenë kanditat për zgjedhje presiendeciale dhe mbledhja e nënshkrimeve gjegjësisht do të zgjasë deri më datën 9 mars" – u shpreh zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.
Sa i përket zgjedhjes së kryetarëve të rinj në disa komuna, Komisioni shtetërore i zgjedhjeve do të pranoj lista të kanditatëve deri më datën 21 mars.
"KSHZ do të pranoj lista të kanditatëve deri më datën 21 mars,kjo vlen edhe për komisionet komunale të zgjedhjeve tek të cilat do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunave" – tha zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.
Gjithashtu Komisioni Shtetëror Zgjedhor u bën thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë dokumentet e tyre personale, gjegjësisht letërnjoftimet apo pasaportat biometrike me qëllim që në zgjedhjet presidenciale ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
