Dullovi: Për zgjedhen e presidentit shqiptarët nuk duhet të jenë vetëm spektatorë
Derisa subjektet politike po bëjnë kalkulimet e tyre për zgjedhjet presidenciale....

Derisa subjektet politike po bëjnë kalkulimet e tyre për zgjedhjet presidenciale, njohësit e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se vendit i duhet një kandidat konsesual, apo i pranueshëm për shumicën e subjekteve politike dhe qytetarëve.
Sipas drejtuesit të gazetës “Koha”, Lirim Dullovi, kjo mundësi nuk duhet të humbet, dhe kësaj rradhe nuk duhet të përsëritet gabimi që u bë në rastin e përzgjedhjes së Gjorge Ivanovit për president. Shqiptarët në këtë drejtim nuk duhet të jenë vetëm spektatorë thotë, Dullovi.
“Është më se e nevojshme që mos të përsëritet gabimi me Ivanovin, kësaj here partitë shqiptare nuk mund t’ua lejojnë këtë komoditet, që t’ua lënë zgjedhjen e presidentit elektoratit maqedonas, dhe partive maqedonase. Patjetër që duhet përfshihen në këtë proces dhe patjetër që duhet të përkrahet një kandidat i cili do ti luftojë politikat e diskriminimit të shqiptarëve, dhe retorikave që edhe tani po i ndëgjojmë nga kandidati i VMRO-DPMNE-së, dhe kjo po përsëritet tërë kohën, dhe se sipas saj problem kryesorë në këtë shtet janë vetëm shqiptarët” – tha drejtuesi i Gazetës “Koha”, Lirim Dullovi.
Dullovi poashtu vlerëson se edhe partitë opozitare shqiptare duhet të mbështesin kanidatin konsensual, sidomos në raundin e dytë.
“Sa i përket qëndrimit të partive shqiptare në opozitë, unë mendoj se ndoshta në raundin e parë ata mund t’ia lejojnë vetës atë komoditet që ta testojnë vetën dhe peshën e tyre politike me një kandidat tjetër. Por në raundin e dytë patjetër ato vota do të duhet të shkojnë në konton e cilit do kandidat tjetër i cili do të ishte kundër kandidatit dhe frymës së VMRO-DPMNE-së“ – shprehet Dullovi.
Kur jemi te bashkëpunimi ndërpartiak, Dullovi thekon se eksponentët e partive politike shqiptare duhet të jenë më të përmbajtur në akuzat ndaj njëri tjetrit, pasi ato më pas po tregohen si pengesë për bashkëpunim për çështje me interes kombëtar dhe shtetëror. (Fitim Kryeziu, TVM2)
