Kërçovë, protesta sindikaliste

23.02.2019 19:21

Në Kërçovë sot u zhvillua marshi protestues i Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës....

Në Kërçovë sot u zhvillua marshi protestues i Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës i mbështetur edhe nga Konfederata e sindikatave të pavarura, Ata  kërkuan rritjen e pagave në sektorin publik dhe siguri në vendet e punës.

Protestuesit e sindikatave fillimisht u mblodhën përpara stacionit të trenit në Kërçovë, për të marshuar më pas drejt sheshit të Kërçovës ku u shpalosën edhe një herë kërkesat e tyre për rroga më të larta në sektorin publik, pagesën K 15 në sektorin publik dhe ndaljen e transferimeve të puntorëve nga sektori publik në atë privat,

Kryetari i Këshillit Regjional të Sindikatës së pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Zufer Rrushaj potencoi se Kërkesat tona janë ekonomike dhe sociale, ne kërkojmë mirëqenie për familjet tona, “Paga dinjitoze dhe vende të sigurta të punës”  duke ju thënë ndal  transferimeve nga sektori publik në atë privat.

Protestuesve iu drejtua edhe kryetari i Sindikatës së pavarur të arsimit , Kulturës dhe Shkencës Joakim Nedellkovski dhe kryetari i konfederatës së sindikatave të lira të Maqedonisë, Bllagoj Rallkoski të cilët kërkuan dialog social deri në zgjidhjen e këtyre problemeve. Ata nënvizuan se kryeministri ka dhënë premtime  por deri më tani nuk ka lëvizje për zgjidhjen e kërkesave tona minimale.

Kërkesat tona duhet të zgjidhen, ministritë përkatëse dhe qeveria duhet më seriozisht të merret me kërkesat tona të cilat janë reale dhe legjitime, u tha ndër të tjera në protestën e sindikalistëve që u zhvillua në Kërçovë. (Shaban Dalipi, TVM2)