Hanoi, të mërkurën takimi Trump-Un
Lideri i Koresë së veriut, Kim Jong-un.....

Lideri i Koresë së veriut, Kim Jong-un ka arritur që nga e shtuna në Hanoi të Vietnamit, ku pritet të mbahet samiti i radhës në mes të liderit Jong-un dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Samiti i radhës në mes të dy liderëve është planifikuar të ndodhë të mërkurën dhe të enjten në Vietnam. Takimi i fundit në mes të dy liderëve u zhvillua në Singapor. Takimi i javës tjetër pritet të shfaq progresin në denuklearizimin e Gadishullit Korean. Mediat lokale të Koresë raportuan se Kim Jong-un do të zhvillojë një vizitë miqësore në Vietnam si pjesë e agjendës para takimit. Që nga samiti i fundit raportet janë konsideruar të ngrira, ndërsa disa ditë para takimit agjenda mbetet e paqartë.
