“Urgjent 24” &“Udhëzim pa termin”, qytetarët: E mirëpresim, “termini im” nuk dha efektin e duhur

24.02.2019 14:26

Me qëllim të përmirësimit të sistemit shëndetësor ,Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë për shëndet elektronik....

Me qëllim të përmirësimit të sistemit shëndetësor ,Ministria e  Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë për shëndet elektronik,vendosin risi në sistemin nacional termini im. Lloji i parë është ‘urgjent 24’ dhe lloji i dytë është ‘Udhëzim pa termin’

Qyetarët e anketuar nga TVM2  mirëpresin këtë ndryshim.Ata thonë se me sistemin e vjetër ‘termini im’ kanë pritur  më gjatë për një kontrollë apo incizim.

“Në qoftë se është kështu më mirë duhet të jetë mos me prit. Kemi pasë një rast për inçizim magnent rezonancën aty me intervenim  kemi pritur 2 muaj për një mbesë”.

“Më mirë do të bëhet vetëm të mos pritet shumë sepse ata që janë  shumë të sëmure  mund edhe të vdesin”. 

“Le të bëhet çka është më mirë për të gjithë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Sipas parashikimeve nga Ministria Kompetente, pritet qe sistemi të përmirësojë evidentimin shëndetësor, dhe do të thjeshtësojë punën e mjekeve dhe personelit tjeter shendetesor.

“Urgjent  24” do të aplikohet  nese mjeku  i cili e bën kontrollin  konfirmon se pacienti  për shkak të gjendjes së tij është e domosdoshme të kontrollohet  nga ndonjë specialist, përkatësisht  subspecialist ose t’i caktohet  procedurë e caktuar diagnostike në afat prej 24 orësh. 

Risia tjeter “Udhëzim pa termin”  do te shfrytëzohet në rast kur pacienti ka nevojë për kontroll, lidhur me realizimin e së drejtës së caktuar dhe kontrolli duhet të bëhet brenda 7 ditçve. Ky lloj i udhëzimit do të aplikohet vetem ne raste kur  pacienti ka udhezim nga mjeku dhe  nuk ka termin të lirë për kontroll të rregullt. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)