Imuniteti i Veljanovskit, Alimi: Shfrytëzuan mungesën e Shaqirit

24.02.2019 15:47

Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ka shfrytëzuar mungesën e deputetit të BDI-së, Agim Shaqiri....

Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ka shfrytëzuar mungesën e deputetit të BDI-së, Agim Shaqiri të mos ketë qëndrim konkret për imunitetin e Veljanovskit, vlerëson kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimi.

Sipas Alimit, deputetit Shaqiri mbrëmë në kuvend i është përkeqësuar shëndeti dhe ka përfunduar në spital. Ai pohon se epilogu përfundimtarë nuk ka vajtur sipas dakordimit paraprak që debati të përmbyllet në mesnatë me pjesëmarrjen edhe të deputetes Mirasada Emini Asani nga Gostivari e cila është zëvendëse e deputetit Shaqiri në komision.  

“Pas komunikimit që kemi pasur edhe me zëvendës anëtaren e komisionit, ka qenë duke u përgatit për me arrit deri në Shkup, mirpo kanë shfrytëzuar mungesën e deputetit Agim Shaqiri dhe e kanë hedh vendimin paraprakisht në votim diku rreth orës 21:30. Çdo deputeti, pamarparqasysh se ku jeton, për të arritur deri në Shkup dikujt i duhet një orë apo një orë e gjysëm ose më së shumti dy orë, kështu që mendojmë se procedura është deshur që kryetari i komisionit të jep një pauzë nëse janë tërhjek personat tjerë nga debati që konform marrëveshjes dhe konform rregullores të nxiret në votim i njëti vendim diku rreth orës 23 ose para orës 24.” – tha Ejup Alimi nga rradhwt e BDI-sw.

Të njejtën e pohon edhe deputeti i BDI-së Agim Shaqiri, i cili ka sqaruar se pas pauzës që e ka dhënë kryetari i komisionit në ora 18:00, ai ka shkuar në qendrën emergjente në klinikën shtetërore, ku isha ndaluar nga mjekët për arsye të problemeve  serioze shëndetësore, pas çka e ka njoftuar koordinatorin e grupit parlamentar të BDI –së Ejup Alimin, i cili ka marr masa që zëvendës anëtarja Mirsade Emini Asani të shkojë në votim, mirëpo komisioni ndërpreu punën dhe e vuri në votim vendimin pa e pritur zëvendësanëtaren nga rradhët e BDI-së.

KOSTADINOV: NË SEANCË PLENARE VENDOSET PËR IMUNITETIN

Nga LSDM thonë se edhe përkundër vendimit të komisionit, për imunitetin do të vendoset në seancë plenare pasiqë deputetët votojnë në bazë të kërkesës së gjykatës.

“Lë që në kuadër të kuvendit të kemi kordinim dhe të tejkalohet situata. Bëhet fjalë për vendim të komisionit dhe e dijmë se kur bëhet fjalë për shembull për një ligj, në komisionin amë meret vendim i cili më pas kalohet në seancë plenare dhe deputetët e votojnë. Në rastin konkret kur kemi kërkesë nga gjykata për marrjen e imunitetit, para seancës plenare tek deputetët për votim vjen kërkesa e gjykatës dhe jo vetëm qëndrimi i komisionit amë.” – tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.

ARSOVSKI: SHUMICA E PASIGURTË PËR IMUNITETIN E VELJANOVSKIT

Nga VMRO-DPMNE thonë se mungesa e qëndrimit konkret flet për pasigurinë e deputetëve të shumicës në marrjen e vendimit.

“Me vetë faktin se dje komisioni solli konkluzion se nuk merr vendim, është tregues i mirë se ata nuk janë të sigurtë se duhet ti hiqet imuniteti deputetit Trajko Veljanovski dhe të shkojë në paraburgim.” – u shpreh zwdhwnwsi i VMRO-DPMNE-sw, Dimçe Arsovski.

Mbrëmë komisioni me katër vota për dhe katër kundër morri vendim se s’ka qëndrim konkret për imunitetin e Veljanovskit. I mbetetet kryeparlamentarit Xhaferiqë deri në mesnatë kur përfundon afati të thërret seancë plenare për imunitetin e paraardhësit të tij. (Meral Ismaili, TVM2)