VMRO, raste të reja nepotizmi: “Dy deputetë të LSDM-së kanë punësuar familjarë"
VMRO akuzon LSDM-në për katër rate të reja të nepotizimit...

VMRO akuzon LSDM-në për katër rate të reja të nepotizimit, ku në dy prej tyre gishtin drejtojnë kah deputetët Sashko Atanasov nga Vasileva dhe Tatjana Llallçevska nga Tetova.
Zëdhënësi Arsovski thotë se deputeti Atanasov ka punësuar kushërirët e tij Gjorgi Ivanov si mësimsdhënës i gjuhës angleze në shkollën fillore Goce Dellçev dhe Zoran Atanasov si arsimtar të edukatës fizike në po të njëjtën shkollë në Vasilevë. Gjithashtu thuhet se ka punësuar edhe kumbaren e tij në komunën e Vasilevës. Sipas akuzave të VMRO-së, deputetja Llallçevska ka punësuar vajzën në kopshtin e fëmijëve “Mlladost”.
“Cilat janë kriteret që këta familjarë të këtyre deputetëve janë punësuar? Kjo nuk ka fund, qytetari i rëndomt po vuan në llogari të funksionarëve të LSDM-së. Çdo moral është i rrejshëm për arsyen se LSDM thotë se një pjesë e familjareve të Mira Dizel kanë dhënë dorëheqje dhe një pjesë jo. Vetë kjo dëshmon se ata s’kanë hallin e qytetarëve.”- thotë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
NEPOTIZMI, LSDM: VMRO TI BASHKANGJITET BETEJËS NGA VETË PARTIA
Kanë reaguar nga LSDM duke ftuar VMRO-në që ti bashkangjiten luftës së nepotizmit duke ftuar edhe familjarët e tyre të tërhiqen vendet e punës që I kanë zënë gjatë qeveriskes së VMRO-së.
“Mickovski, thire kushëririn tënd të parë të tërhiqet nga vendi i punës në “Elem Turs”. Mickovski, ftoi deputetët e VMRO-DPMNE-së të kërkojnë tërheqje nga familjarët e tyre të punësuar në kompani shtetërore dhe administratën shtetërore. Ftoi familjarët e Antonio Milloshovskit të tërhiqen menjëherë pasi janë punësuar gjatë qeverisjes së VMRO-së. Ata janë shembull klasik i nepotizmit.” – deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Nga LSDM thonë se po dëgjojnë zërin e opinionin publik dhe reagojnë me kohë duke ftuar të puënsuarit e funksionarëve të tërhiqen nga punët e tyre në institucione shtetërore. (Meral Ismaili, TVM2)
