Xhaferi: Kur Komisioni nuk ka konkluzion, për çfarë të debatojmë?
Një vendim pa epilog në komisionin amë vë në dilemë kryeparlamentarin Talat Xhaferi....

Një vendim pa epilog në komisionin amë vë në dilemë kryeparlamentarin Talat Xhaferi, nëse duhet të thërras seancë plenare për imunitetin e deputetit Trajko Veljanovski.
Në një prononcim për media kryeparlamentari Talat Xhaferi ka theksuar se Kuvendi vendos në bazë të kërkesës së Komisionit i cili në këtë rast nuk ka propozuar as heqjen dhe as mos-heqjen e imunitetit të Veljanovskit.
“Për thirrjen e seancës si bazë është raporti me konkluzione. Rregullorja nuk i parashikon këto situata. Unë do të thirrë seancë por për çfarë do të votohet? Nuk ka konkluzion nga Komisioni. Për çfarë të debatojmë? Për çfarë votojmë, për marrjen ose mos-marrjen e imunitetit? Nuk mundet që gjykata t’i propozojë Kuvendit, sepse për çfarë është koncepti i Komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit? Këto situata specifike nuk i parashikon Rregullorja” - thekson kryeparlamentari Talat Xhaferi.
BOGOEVSKI: JANË PLOTËSUAR KUSHTET, KRYETARI I KUVENDIT TË CAKTOJË SEANCËN
Por kryetari i Komisionit për çështje të rregullores së mandateve dhe Imunitetit, Pavle Bogoevski, thotë se mospasja qëndrim e Komisionit, nuk nënkupton se Kuvendi nuk duhet të debatojë për kërkesën e Gjykatës që Veljanovskit ti hiqet imuniteti.
“Në bazë të raportit të Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos sipas kërkesës dhe jo sipas qëndrimit të Komisionit. Kjo nënkupton se janë plotësuar kushtet që kryetari i Kuvendit të caktojë seancën plenare në afatin e paraparë” - vlerëson kryetari i komisionit, Pavle Bogoevski.
Bogoevski njëherit konfirmon se deputeti i BDI-së Agim Shaqiri ka munguar në momentin e votimit për shkaqe shëndetësore. (Besim Abdullahu, TVM2)
