VMRO-DPMNE, sulmi ndaj ish ministrave tentim për linçim

24.02.2019 16:52

Nga VMRO DPMNE kanë kritikuar qeverinë, Misnitrinë e Drejtësisë dhe burgun e Shutkës....

Nga VMRO DPMNE kanë kritikuar qeverinë, Misnitrinë e Drejtësisë dhe burgun e Shutkës për incidentin me sulmet fizike ndaj ish ministrave Ristovski dhe Janakievski. Nga kjo parti theksojnë se incidenti ishte një tentim për linçim të ish minsitrave.

“As Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve, e as Minsitria e Drejtësisë nuk i publikuan faktet se si kanë ndodhur dy tentime për linçim ndaj dy ish minitrave, e as që u publikuan video materialet nga kamerat e sigurisë. Është e turpshme të fshihen faktet dhe të thuhet se ishte incident që u shkaktua nga ofendimet verbale nga Ristovski dhe Janakievski” – thotë Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE. 

LSDM, LOJRA POLITIKE ME INCIDENTIN NË BURGUN E SHUTKËS

Por nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska thotë se incidentet në Burgun e Shutkës, me sulmet ndaj Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskit, sigurisht kanë pasur lojëra politike dhe një gjë e tillë do të dëshmohet.

“A është rastësi fakti që kur Gruevski ka nevojë për justifikime shtesë për atë përse ka ikur nga vendi, tani të na ndodhin këso gjërash? Kjo ishte pikërisht dita kur Kuvendi duhej të diskutonte marrjen e imunitetit të njërit prej atyre që janë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. Është e qartë se në ligj janë bërë disa lojëra të mëdha për të justifikuar dhe zbukuruar fytyrat e politikanëve, jo vetëm ata që ishin në burg, por edhe ata që janë jashtë burgut sepse kanë ikur. Këtë shpresoj se do ta dëshmojë hetimi” – u shpreh Radmilla Sheqerinska nga LSDM.

Pas incidentit drejtori i Burgut të Shutkës Gjoko Kotevski, ka paralajmëruar se të hënën do të dorëzoj dorëheqjen në qeveri së bashku me raportin për incidentin. (Besim Abdullahu, TVM2)