Rama, të pafalshme pasojat që iu shkaktuan Shqipërisë
Kryeminsitri shqiptar Edi Rama vlerëson se protestat e opozitës në Shqipëri nuk janë revoltë popullore....

Kryeminsitri shqiptar Edi Rama vlerëson se protestat e opozitës në Shqipëri nuk janë revoltë popullore, por është opozita ajo që i fryn zjarrit pasi nuk dëshiron të përballen me një humbje tjetër në zgjedhjet lokale.
Në një intervistë për gazetën italiane “il Fatto Quotidiano”, kreu i qeverisë shqiptare thotë se vendimi për djegien e mandateve të deputetëve, fsheh frikën nga reforma në drejtësi. Ai i quan të pafalshme pasojat që opozita i kanë dhënë imazhit të Shqipërisë përmes protestave të dhunshme.
Njëherit Kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave dhe deputetëve të partis së tij që të mos dalin në asnjë debat televiziv me deputetët e opozitës, të cilët tashmë kanë hequr dorë nga mandatet e tyre.
"Ata s'janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit", u ka thënë Rama bashkëpartiake.
