Botë
Dyshohet se do të rrëmbente avionin, pasagjeri vritet nga forcat special
25.02.2019 12:50
Një pasagjer, i cili dyshohet se do të rrëmbente një avion nga Bangladeshi në Dubai, është qëlluar për vdekje nga forcat speciale të Bangladeshit...

Mediat lokale thonë se i dyshuari, i cili kishte një pistoletë, u vra kur forcat e sigurisë mësynë në aeroplan, pasi kishte bërë një ulje emergjente në Chittagong. Të 148 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e Biman Bangladesh Airlines BG147, fluturuan në mënyrë të sigurt.
Nuk është ende e qartë se pse i dyshuari mund të ketë tentuar të rrëmbejë avionin. Zyrtarët e ushtrisë thanë se personi, i cili besohet të jetë 25 vjeç, fillimisht u plagos, por më pas ndërroi jetë pas arrestimit.
