Botë

Indi, 154 të vdekur nga alkooli i kontaminuar

25.02.2019 14:35

Të paktën 154 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë janë shtuar në spital pasi kishin konsumuar pije alkoolike të kontaminuar në shtetin e Assamit në Indi....

Autoritetet thonë se viktimat kishin konsumuar alkool të pakontrolluar, prodhuar në mënyrë artizanale dhe të paligjshme. Policia ka arrestuar deri më tani 34 persona të përfshirë në furnizimin me alkool të paligjshëm. 80 persona vdiqën në muajin shkurt në shtetet Uttar Pradesh dhe Uttarakhand pasi konsumuan pije ilegale të prodhuara në mënyrë tradicionale, 100 persona vdiqën në Mumbai.
 
Në vitin 2015, 168 persona humbën jetën në Bengalin perëndimor në vitin 2011 pas konsumit të pijeve të pakontrolluara. Kjo ka detyruara autoritetet në Indi të  nisin një betejë të ashpër kundër alkoolit të paligjshëm, i cili konsumohet nga shtresat e varfra të shoqërisë indiane.