GJERMANIA

Gjermania spiunoi Turqinë që nga viti 1976, në radhë është Shqipëria

24.08.2014 18:33

Shërbimi Inteligjent i Gjermanisë (BND) e ka spinuar Turqinë gati për katër dekada, raporton Focus Magazine...

Sipas kësaj reviste kjo mund t’i rris tensioned ndërmjet aleatëve të NATO-s.

Edhe më herët gjatë kësaj jave u raportua se BND-ja ka spinuar për një kohë të gjatë shtetin turk.

Turqia thirri të hënën në një bisedë informative në Ankara ambasadorin gjerman pas raportimeve të mediave se Ankaraja ishte top targeti i spiunimit të Gjermanisë bazuar në një dokument të vitit 2009 që tregonte se Turqia është duke u spinuar për vite të tëra.

Sipas Focus Magazine, BND-ja e ka spiunuar Turqinë që nga viti 1976, kurse një gjë të tillë e kishte aprobuar qeveria e ish kancelarit Social Demokrat, Helmut Schmidt.

Në anën tjetër, revista gjermane Der Spieger raporton se BND-ja po ashtu e ka targetuar për ta spinuar edhe Shqipërinë, një tjetër vend anëtar i NATO-s.