Zaev: Vazhdon analiza për kandidat të përbashkët
Të martën, LSDM do të fillojë analiza për gjetjen e një kandidati të përbashkët....

Të martën, LSDM do të fillojë analiza për gjetjen e një kandidati të përbashkët për president pas shqyrtimit të propozimeve jo vetëm brenda partisë, por edhe nga bisedat me partitë e tjera të koalicionit qeverisës. Për kreun e LSDM-së, Zaev, në përzgjedhjen e kandidatit të ardhshëm për president, parësore do të jetë interesi i qytetarëve dhe shtetit.
“Presim sublimimin nga të gjitha partitë politike dhe sugjerimet e tyre rreth analizave që kanë bërë, por edhe sugjerimet me emrat konkretë. Kemi vendime të rëndësishme para vetes, të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët. Një prej tyre është edhe ajo e mundësisë për të qëndruar pas një kandidati të përbashkët dhe për një shoqëri të përbashkët për të gjithë për ardhmërinë e vendit tonë”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
PROBLEMET I ZGJIDHIM BASHKËRISHT ME PARTNERËT
Zaev thotë se zhvillimet e fundit në kuvend nuk janë reflektuar në negociatat për gjetjen e kandidatit të përbashkët për president. Ai i ka hedhur poshtë zërat për probleme të theksuara mes partnerëve të koalicionit. Pranoi se ka mosmarrëveshje por që ato nuk janë të një niveli të pazgjidhshëm.
“Dobësitë e ngjashme në funksionim, të cilat edhe shfaqen, janë pjesë e përditshmërisë dhe do të zgjidhen, por në asnjë mënyrë ato nuk guxojnë të rrezikojnë proceset globale që janë shumë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët, por edhe për ne si parti politike”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev është optimist se deri në fund të javës do të dihet emri i kandidatit konsensual. (Rexhep Qamili, TVM2)
