Maqedoni

Imuniteti i Veljanovskit, Penalja pa vendim për kërkesë të dytë në Kuvend

25.02.2019 18:30

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse gjykata do të dërgojë sërish në kuvend...

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse gjykata do të dërgojë sërish në kuvend një kërkesë të dytë për marrjen e imunitetit të deputetëve, Trajko Veljanovskit dhe Lupço Dimovskit, të përfshirë në hetimet e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Praktika e deritanishme tregon se ne deri tani nuk kemi bërë ndonjëherë një kërkesë të tillë, por më duhet të kontrolloj edhe një herë”,- tha Xholev.

Megjithatë, sipas tij, do të ulen edhe një herë me gjykatësit për të diskutuar hapat e radhës që duhet të ndërmarrim në këtë drejtim. Veljanovski është njëri nga 6 personat e dyshuar për organizimin e sulmit të “27 prillit” në kuvend.

Ai në vazhdimësi i ka hedhur postë akuzat për përfshirje në këtë ngjarje.