Regjistrimi i popullsisë, Zaev: Do të ketë grafë të përkatësisë etnike
Kryeministri, Zoran Zaev, pohon se në procesin e ardhshëm të regjistrimit të popullsisë....

Kryeministri, Zoran Zaev, pohon se në procesin e ardhshëm të regjistrimit të popullsisë do të ekzistojë edhe grafa e përkatësisë etnike të qytetarëve dhe jo vetëm, siç u paralajmërua më herët, se do të ketë vetëm grafë për gjuhën amë të qytetarëve. “Arritëm pajtim që të ketë grafë për përkatësinë etnike, sepse kjo është një grafë shumë e rëndësishme për shoqëritë shumëetnike. Për shembull, etniteti rom shumë pak dhe rrallë e përdor gjuhën e tyre amtare dhe nëse në grafën e regjistrimit ekziston vetëm përdorimi i gjuhës amtare, atëherë nuk do të dimë saktë numrin e pjesëtarëve të kësaj bashkësie etnike”,- deklaroi Zaev.
“Për këtë shkak, - thekson kryeministri - si përfaqësues të bashkësisë më të madhe etnike në vend, kemi marrë vendim dhe qëndrim të përbashkët që të inkurajojmë Eurostat-in të përfshijë edhe grafën e përkatësisë etnike”.
