"Code Up Level Up", nxitje e sipërmarrësisë tek studentët

25.02.2019 18:55

Është hapur thirrja për pjesëmarrje në konkursin "Code Up Level Up"....

Është hapur thirrja për pjesëmarrje në konkursin "Code Up Level Up", që organizohet nga Shoqata e studentëve të inxhinierisë elektrike,  prej 15 deri më 21 prill.

Qëllimi i kësaj gare do të jetë inkurajimi i studentëve për mendimet sipërmarrëse, për të krijuar produktet e tyre. Nisma studentore përkrahet fuqishëm edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

“Do të kemi ligjërues nga vendet e huaja, mentorë të huaj dhe trajnues të cilët do t’i mësojnë njerëzit të cilët kanë ndonjë ide, që të vijnë në një propozim konkret. Kemi mbi 10 ekipe të cilat janë të interesuara, por vetëm 8 mund të inkuadrohen”,- deklaroi kryetari i EESTEK-ut, Ilija Lalkovski.

“Thirrja për aplikime tashmë është hapur dhe do të zgjasë deri më 25 mars, prandaj ftojmë të gjithë studentët që kanë jo vetëm një ide kreative, por edhe një vizion, për ta zbatuar këtë ide në praktikë, të aplikojnë në këtë thirrje”,- tha Tatjana Shterjova nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Fituesit e konkursit do të shkojnë në garat botërore, ata do të kenë mundësi të marrin pjesë në konferencat IT të Ballkanit, si  "Digitalk" në Bullgari dhe "SparkMe" në Mal të Zi. (Sedat Selimi, TVM2)