Maqedoni

Incidenti në burgun e Shutkës, ende pritet raporti për të ditur çfarë ndodhi

25.02.2019 19:12

Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, nuk e dorëzoi sot dorëheqjen edhe pse paralajmëroi...

Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, nuk e dorëzoi sot dorëheqjen edhe pse paralajmëroi se do ta bëjë me kërkesës së kryeministrit  Zaev.

“Nuk ka asgjë të re as në lidhje me raportimin, i cili do të sqaronte arsyet e incidentin mes ish ministrave, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski dhe disa të burgosurve të tjerë. MPB pret që raportin e burgut dhe të Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve të shpallet sa më parë. Burgu dhe Drejtoria janë të obliguar për sigurimin e brendshëm dhe në bazë të këtyre raporteve, nëse kemi urdhër, do të veprojmë”,- tha sot ministri i brendshëm, Spasovski.