Maqedoni
Parashikimi i motit
26.02.2019 09:02
Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare.....

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare ndërsa në juglindje erë e përforcuar veriperëndimore.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 2 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 3 deri 7 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -4 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 8 gradë Celsius.
Nesër pritet të rikthehen reshjet e shiut, të cilat do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa pasnesër dhe gjatë ditëve tjera do të ketë rritje të temperaturave dhe përmirësim të motit.
