Qeveria, pr.ligj për regjistrin qendror të popullsisë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit e ka verifikuar tekstin....

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit e ka verifikuar tekstin e Propozim - ligjit për regjistrim qendror të popullatës, që nënkupton mënyrën e unifikuar dhe të veçantë për shkëmbim të të dhënave të qytetarëve.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, theksoi se ky regjistrim do të sigurojë parakushtet bazë për qasjen e qytetarëve deri te shërbimet publike të siguruara nga ana e organeve kompetente, por se ky është regjistrim elektronik i popullsisë dhe nuk nënkupton regjistrimin e popullsisë që do të mbahet gjatë vitit të ardhshëm.
“Gjithashtu e kemi verifikuar edhe Propozim-ligjin për regjistrim qendror të popullsisë, me të cilin do të verifikohet mënyra e vetme për vënien e bazës së të dhënave, në bazë të standardeve dhe procedurave të verifikuara. Regjistrimi i popullsisë do të mundësojë qasje të qytetarëve në shërbimet publike. Qeveria e shqyrtoi dhe e përcaktoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik për të shmangur barrierat ekzistuese për përdorim ndërkufitar të mjeteve për identifikim elektronik të shfrytëzuar në vendet anëtare të BE-së. Me këtë realizohet identifikimi elektronik i sigurt dhe vërtetim i origjinalitetit”,- deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
BOSHNJAKOVSKI: MAQEDONIA DHE GREQIA DO TË HAPIN PIKËKALIM TË RI KUFITAR
Në mbledhjen e 123, Qeveria përcaktoi edhe tekstin e ri të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të tarifës doganore, me të cilat ndryshime do të mundësohet ndryshim i nomenklaturës në nivel kombëtar, në mënyrë që të sigurohen kushte për përcaktim të saktë të produkteve që i nënshtrohen shkallës së privilegjuar të TVSh-së, ndërsa, mes tjerash, bazuar në obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës, dy shtetet nënshkruese të marrëveshjes, Maqedonia dhe Greqia, do të hapin kalim të ri kufitar në rajonin e liqenit të Prespës tek lokaliteti “Markova Noga”.
I pyetur rreth përplasjeve të fundit të partnerëve të koalicionit në Kuvend, Bosnjakovski tha se ajo çfarë ndodh në Kuvend mes deputetëve të koalicionit nuk ndikon aspak në punën dhe aktivitetet në kabinetin qeveritar. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
