Ministri Jolevski për vizitë në Poloni
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski së bashku me delegacionin nga Ministria dhe Armata e Republikës së Maqedonisë, prej sot do të qëndrojë për vizitë disaditore në Republikën e Polonisë.....

Në suaza të vizitës, ministri Jolevski do të realizojë takim me homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes të Polonisë, Tomas Siemojak.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, si pjesë nga vizita, ministri Jolevski do të realizojë takime edhe me kryetarin e Komisionit për mbrojtje kombëtare në Parlamentin e Polonisë Stefan Nisesolovski, krerët e Byrosë kombëtare për siguri, rektorin e Universitetit kombëtar të mbrojtjes koloneli Draius Kozervaksi, ndërsa do t'i vizitojë edhe Komandën operative, Holdingun polak të mbrojtjes dhe kapacitetet prodhuese ushtarake.
