Maqedoni

Lazo: BE, e interesuar ta integrojë Ballkanin; Osmani: integrimi evropian kontribuon stabilitet

26.02.2019 18:27

Bashkimi Evropian është e interesuar ta integrojë Ballkanin Perëndimor brenda familjes së vet...

Bashkimi Evropian është e interesuar ta integrojë Ballkanin Perëndimor brenda familjes së vet, por njëkohësisht vendeve ballkanike u nevojitet një BE më e fuqishme dhe më aktive, që rrjedhimisht kërkon reforma brenda vetes  para se të zgjerohet me anëtarë të rinj.
 
Kështu deklaroi ministrja për çështje evropiane në Francë, Natali Lazo. Duke uruar vendin për tejkalimin e problemeve politike, theksoi edhe nevojën e realizimit të reformave të nevojshme. 
 
“Sa i përket perspektivës evropiane, dua të theksoj se nuk ka asnjë dyshim tek ne për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, sipas meritave të tyre dhe arritjeve. Do të shohim se çfarë vlerësimi do të bëhet nga ana e Komisionit  dhe vendimi që do të merret nga 27 vendet e BE-së. Nuk duam artificialisht ta shpejtojmë procesin, por edhe as ta ngadalësojmë vendin”,- tha ministrja për çështje evropiane në Francë, Natali Loazo.
 
Integrimi evropian i vendit në mënyrë plotësuese do të kontribuojë në stabilitet dhe siguri në kontinent, tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.  
 
“Evropë e sigurt, stabile dhe e fuqishme me institucione  të fuqishme dhe efikase të BE-së paraqesin prioritete për të cilat ekziston padyshim interes i përbashkët mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut. Progresi i vendeve të Ballkanit perëndimor në integrimet evropiane, progresi në ndërtimin e shoqërive sipas rregullave dhe standardeve evropiane, paraqet edhe një element në realizmin e prioriteteve”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
 
Ministrja franceze, Loazo, komentoi edhe mbi përgjegjësinë e politikanëve në raport me hetimet e PSP-së.
 
Ajo tha se përgjegjësia e zyrtarëve duhet të jepet para elektoratit dhe para gjyqësorit, sepse, sipas saj,  vendi ynë ndan ambiciet e shtetit të së drejtës dhe i duhet energji dhe vullnet politik për të plotësuar atributin e sundimit të ligjit.
 
Ministrja franceze për çështje evropiane, Lazo, është pritur edhe nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU