Rajon

Dhunë para parlamentit shqiptar, garda shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

26.02.2019 19:31

Tension, dhunë dhe kaos para parlamentit....

Pas përfundimit të fjalës së politikanëve të opozitës para turmës, këta të fundit kanë nisur të shtyjnë me forcë kordonin e policisë, për t’u futur në ambjentet e parlamentit.
 
Pas përplasjave të forta dhe tentativës se protestuesve për të çarë kordonin e sigurisë, forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës.
 
Ky moment e ka terhequr turmën e dhunshme dhe policia ka rimarë kontrollin e hyrjes se jashtme të kuvendit.
 
Basha: Askush nuk shpëton dot nga zemërimi I popullit
 
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi udhëhoqi grupin e revoltuar të protestuesve të PD në revanshin për të çarë kordonin e policisë para Parlamentit, kërcënoi kryeministrin Edi Rama se populli do ta çojë në burg.
 
“Të gjithë ata që urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzëna dhe vajzave në këtë protestë. Mbaheni mënd. Dita do të vijë, asnjë nga ju nuk do të fshihet as pas unfiormës as pas imunitetit. Sovrani do t’iu çojë në burg ku e keni vendin, horra dhe tradhtarë të popullit tuaj”, tha Basha.
 
Rama: Opozita i trembet drejtësisë 
 
Ndërkohë që opozita protestonte perpara parlamentit, kryeministri Rama zgjodhi të mos merrte pjesë në seancën plenare, por të vijonte turin e tij “Bashkia që duam”.
 
Nga Lushnja kryeministri tha se opozita është duke u fshehur për ti shpëtuar reformës në drejtësi.
 
“Ata që deri dje ishin në parlament sot vinë protestojnë para derës së parlamentit, duke thënë se janë populli se i gënjen mendja se mund të fshihen në popull kur të vijë momenti për të dale para drejtësisë. Kemi bërë një reformë ne drejtësi për të cilën ishim gati të prishnim edhe qeverinë me ata që ishim më parë, se ata nuk e donin reformen në drejtësi.Kjo është faza kur po pastrohet drejtësia, ku po ndahen gjykatësit dhe prokurorët e ndershëm, ku do të marrin në dorë drejtësinë e re që po ngrimë e para tyre do të dalin të gjithë ata që duhet, qofshin gjyqtar, qofshin prokuror a biznesmen. Se shqipëria nuk mund të jetë vendi ku zullumet mund të vazhdojnë pa ndëshkuar”, tha Rama.
 
Kryeministri rikonfirmoi se mazhporanca nuk do te terhiqet ndersa tha se do te zbatoje kontratën qe ka me popullin. Ai ripërsëriti se protesta e opozitës prish imazhin e Shqiperisë në botë.