Botë
Haradinaj: jemi për kthim të dialogut, taksa mbetet
26.02.2019 19:44
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të lidhet me taksën...

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të lidhet me taksën, sipas tij, pasi që këto janë tema të ndara.
Sipas tij, hapja e kufijve në Ballkan është agjendë e presidentit rus, Vlladimir Putin.
“Shpresojmë që sa më shpejt të vijë dita kur të anulohet taksa, mirëpo për këtë nevojitet kontrata për njohje reciproke. Një kontratë që nuk bazohet në ndryshim të kufijve, të territoreve dhe që nuk merr për bazë republik serpska ose një pushtet të tretë. Sa më shpejt që kemi kontratë në tavolinë të garantuar prej lehtësuesve, atëherë mund t’i shqyrtojmë të gjitha, përderisa nuk kemi kontratë në tavolinë, pra se është folur shumë për territore, për kufij, për gjëra të rrezikshme, këtë nuk kemi pse ta shqyrtojmë pezullimin apo një veprim të caktuar. Por, janë dy elemente që po i mungojnë kërkesës për pezullim. Hapja e çështjes së kufijve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë që është agjendë e Vlladimir Putinit, për të mbajtur Ballkanin hapur, se askush nuk garanton kur hapet një kufi se çka do të ndodh më pas”,- deklaroi Haradinaj.
