Maqedoni
Ahmeti dhe Zaev, kualicioni nuk është në rrezik; Gashi: Nuk janë prekur pozicionet tona; Sela dhe Kasami: Përplasja për imunitetin një lojë e pushtetit
26.02.2019 22:00
Liderët e partive politike në Qeveri pranojnë se mosmarrja e imuniteti të Trajko Veljanovskit...

Liderët e partive politike në Qeveri pranojnë se mosmarrja e imuniteti të Trajko Veljanovskit ka shkaktuar dallime brenda partnerëve të koalicionit por dallimet nuk do ta vënë në rrezik funksionimin e Qeverisë.
Madje liderët e BDI-së dhe LSDM-së Ali AHmeti dhe Zoran ZAev kanë paralajmëruar një takim për të mërkuren, ku do të diskutohet rret zhvillimeve të fundit dhe caktimin e kandidatit të përbashkët presidencial.
“Unë mund t’ju siguroj të gjithë juve që nuk ka përplasje në mes partnerëve të kualicionit, mund të ketë dallime në pika që nuk e cënojnë as integritetin e as moralin e asnjërës palë as të BDI e as LSDM –së, dhe bëjnë mirë që të gjithë ata që kanë ngarkesa dhe dyshime të tilla, që lirohen se në BDI nuk ndërtohen politika të dyfishta”, u shpreh lider i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Derisa zgjasin pyetjet e deputetëve do të realizojmë edhe takimin, që të shohim nëse është e mundur LSDM dhe BDI e gjithsesi edhe subjektet tjera me të cilat kemi biseduar të vijmë deri te zgjidhja e përbashkët, për kandidat të përbashkët për president të Maqedonisë së Veriut”, theksoi kryeminsitri i RMV-së, Zoran Zaev.
Zaev njëherit tha se në bazë të funksionin si kryeminsitër nuk mund të kërkoj përgjegjësi nga kryeparlamentari Talat Xhaferi për mosvotimin rreth heqjes së imunitetit të veljanovskit, por do të kërkojë të njoftohet për atë që ndodhi.
Edhe kryetari i Alternativës Afrim Gashit thot se çështja e imunitetit nuk kanë prekë pozicionin e tyre në Qeveri.
“Natyrishtë se çdo dridhje që ndodhë aty e ndjejmë edhe ne, por nuk jemi të prekur aspak, mendoj se ne jemi duke u mundur maksimalishtë që me ato dikastere që I kemi tua japim hakun atyre, të jemi sa më të ndërgjegjëshëm, dhe bisedimet për të qenë pjesë e Qeverisë dhe për të vazhduar në këtë qeveri I kemi me LSDM”, u shpreh lideri i Alternativës, Afrim Gashi.
Por për partitë opozitare shqiptare, kjo është një lojë që po luajnë partitë në pushtet, e cila më shumë po I ngjanë një frymë para elektorale. Lideri I ASH ka bërë apel se tani është koha që partitë shqiptare të ulen dhe ti unifikojnë qëndrimet e tyre.
“Vazhdojmë ti qëndrojmë idesë se për çështje të cilat janë me interest ë përgjithshëm kombëtarë shqiptgarë këtu në Maqedoni, subjektet politike shqiptare këtu në Maqedoni duhet të kenë qëndrime të përbashkëta. Nuk shohim ndonjë interes nga ky debate dhe loja që I ngjanë fushatës së nisur elektorale nga ana e shumicës parlamentare”, theksoi lideri I Ash-së, Zijadin Sela.
“Do të kishim dashur që mos të jetë kjo një lojë e sinkronizuar, atë që e pamë natën kurë duhej ti merret mandani ish kryetarit të Parlamentit, ishte një lojë”, u shpreh lideri i Besës, Bilall Kasami.
Këto prononcime u bënë pas takimit që liderët e partive politike shqiptare realizuan me Ministrin në Detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, I cili do ta vazhdonë vizitën e tij në Maqedoni edhe të mërkuren kur do të takohet me homologun e tij maqedonas Nikolla Dimitrov, dhe kreun shtetëror në vend.
FITIM KRYEZIU
