Botë

Kashmir, rrëzohet helikopteri indian, 2 të vdekur

27.02.2019 09:58

Një helikopter ushtarak Indian mi-17, është rrëzuar sot në Kashmir...

Një helikopter ushtarak Indian mi-17, është rrëzuar sot në Kashmir,duke shkaktuar vdekjen  menjëhershëm të dy pilotëve në bordin e tij. Helikopteri u rrëzua në territorin e administruar nga India, në afërsi të qytetit Bugram. 

Aksidenti vjen në një moment tensionesh të shtuara mes Indisë dhe Pakistanit. Vendi ka një javë që është përfshirë nga protesta që kanë eskaluar në dhunë me protestues që kërkojnë fundin e sundimit indian në këtë pjesë të Kashmirit.

India prej dje nisi të parin sulm ajror ndaj "kampeve të terrorit" në Pakistan, ky i fundit u kundërpërgjigj duke lëshuar në fluturim avionët luftarakë, përgjatë “vijës së kontrollit”, siç quhet kufiri që ndan Kashmirin e administruar nga India nga Kashmiri i administruar nga Pakistani, që prej luftës mes dy vendeve në 1971. Rrëzimi i helikopterit po hetohet me imtësi, marrë parasysh  situatën  aktuale armiqësore mes dy fqinjëve, që zotërojnë mes të tjerash edhe armë bërthamore.