Dekreti i emergjencës drejt shfuqizimit, Dhoma e përfaqësuesve revokon urdhrin e Trumpit
Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan miratoi shfuqizimin e Dekretit të Emergjencës, duke i dhënë kështu presidentit amerikan një qortim të qartë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën....

Në një votim 245-182, Shtëpia me shumicë demokrate hodhi poshtë pohimin e Trump se ai mund të përdorte për murin, para që Kongresi i kishte ndarë për qëllime të tjera. Demokratët kanë shumicën në dhomën e përfaqësuesve. Por, rezoluta pritet të mbështetet edhe në senat ku shumicën e kanë republikanët e Presidentit Trump.
Shumë prej tyre kanë paralajmëruar se do të bashkojnë votat me demokratët. Presidenti Trump nënshkroi Dekretin e Emergjencës më 15 Shkurt, duke marrë kompetenca për financimin e projektit të tij për murin prej 5.7 miliardë dollarë, të cilën kongresi ia kishte refuzuar.
Por Trump është zotuar të vërë veton ndaj masës, në qoftë se arrin në tavolinën e tij dhe një heqje e vetos, e cila kërkon një shumicë prej dy të tretave të të dy dhomave, shihet si e pamundur.
