Maqedoni
Kuvendi njofton Gjykatën: Veljanovskit nuk i hiqet imunitet
27.02.2019 11:20
Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, e ka njoftuar Gjykatën Penale, se nuk ka kushte për marrjen e imunitetit....

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, e ka njoftuar Gjykatën Penale, se nuk ka kushte për marrjen e imunitetit të ish kryetarit të Kuvendit dhe deputetit aktual, Trajko Veljanovskit.
Në Gjykatën Penale, dje ka arritur njoftim nga Kuvendi, së bashku me njoftimin se nuk ka vendim për kërkesën për shqiptimin e masës së paraburgimit për deputetin, Lupço Dimovski, edhe pse kanë kaluar disa javë nga seanca e ndaluar. Veljanovski është i dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017, por i njëjti do të mbrohet në liri, pasi që momentalisht e mbron imuniteti i deputetit.
