Botë

Hanoi, Trump takon liderin koreano-verior, Jong-un

27.02.2019 11:48

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri veri-korean, Kim Jong-un, në Hanoi të Vietnamit....

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri veri-korean, Kim Jong-un, në Hanoi të Vietnamit, do të nisin sot takimin e tyre të përcjellë me një darkë të përbashkët. Ata pritet të diskutojnë rrugën drejt de-nuklearizimit të Gadishullit Korean. Para mbajtjes së takimit, Trump është takuar me kryeministrin vietnamez dhe zyrtarë tjerë.
 
Trump ka lavdëruar vendin nikoqir të samitit në një postim në Twitter, duke thënë se “Vietnami është duke përparuar sikurse pak vende në botë. Koreja Veriore mund të jetë njësoj dhe shumë shpejt, nëse de-nuklarizohet”.