Botë
Venezuelë, Guido rrezikon të dënohet me 30 vite burg
27.02.2019 12:19
Politikani i opozitës, Huan Guido, i cili shpalli veten si president të Venezuelës me ndihmën e ShBA, mund të rrezikojë deri në 30 vite burg, thotë një gjykatës....

Ndërkohë, ShBA po kërcënon me sanksione të reja kundër Karakas për ta detyruar të ndryshojë regjimin. Vizita e Guidos drejt Kolumbisë më 22 shkurt shkeli ndalimin e udhëtimeve të imponuara nga gjyqi suprem.
“Ai është një njeri që i fshihet drejtësisë. Çfarë ndodh me ata që largohen dhe rihyjnë në vend? Ata duhen kapur dhe dërguar menjëherë në burg. Ai mund të rrezikojë deri në 30 vite burg.”, thekson gjykata. Guido kaloi për në Kolumbi të premten, por ai ka paralajmëruar se do të kthehet në Venezuelë pavarësisht se rrezikon arrestimin.
Ndërkohë, në Këshillin e Sigurisë në ShBA u paralajmëruan më shumë sanksione drejt Karakas gjatë javëve në vijim.
