Botë

Nepal, rrëzohet helikopteri, 7 të vdekur

27.02.2019 12:53

7 të vdekur është bilanci nga aksidenti në Nepal...

7 të vdekur është bilanci nga aksidenti në Nepal, kur një helikopter u rrëzua duke shpërthyer në flakë.

Mes të vdekurve është edhe ministri i turizmit i Nepalit, Rabindra Ad’hikani, që po udhëtonte për të inspektuar  ndërtimin e një aeroporti në Taplejung.

Rezidentët lokalë informuan policinë për flakët e mëdha në vendin e rrëzimit të helikopterit pak momente pasi mjeti fluturues u raportua i zhdukur.

Aksidente të tilla ajrore nuk janë të radha në Nepal. Kompanive ajrore me bazë në Nepal u ndalohet fluturimi në hapësirën ajrore të Bashkimit Europian, pikërisht për shkak të mosplotësimit të kritereve të sigurisë.