Botë

Akuza për përfshirje në korrupsion, bashkëpunëtori i Poroshenkos jep dorëheqjen

27.02.2019 14:15

Një muaj përpara betejës së ashpër të zgjedhjeve në Ukrainë, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko...

Një muaj përpara betejës së ashpër të zgjedhjeve në Ukrainë, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka mbetur pa zëvendëssekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Oleg Gladovskin, i cili dha dorëheqje në pritje të një hetimi korrupsioni që përfshinte djalin e tij.
 
Rrjeti i gazetarisë hulumtuese Bihus.Info, akuzoi djalin e Oleh Gladkovskyt, për përfshirje në kontrabandimin e pajisjeve ushtarake nga Rusia dhe shitjen e tyre tek forcat e armatosura vendase me çmime të fryra. Të dy ata i mohojnë akuzat por kjo nuk i ka sfiduesit kryesorë të Poroshenkos në garën e presidencialeve të 31 marsit , që ta akuzojnë presidentin, se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar korrupsionin e rrënjosur thellë në Ukrainë. Byroja kundër korrupsionit NABU tha se do të hetojë me shpejtësi çështjen.