Maqedoni

“Zona të sigurta familjare të parkimit”, kulturë në komunikacion për më shumë siguri

27.02.2019 15:00

Brenda 45 ditësh, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe MPB do të ndryshojnë rregulloret për shenjat dhe pajisjet në komunikacion...

Projekti “Zona të sigurta familjare të parkimit”, do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe kulturës në komunikacion.
 
“Projekti parasheh rritje të sigurisë në komunikacion, sidomos për një kategori të caktuar, siç janë gratë shtatzëna dhe automjetet që bartin fëmijë deri në moshën tre vjeçar. Ky është një hap për përmirësimin e sigurisë në komunikacion, duke aplikuar praktikat evropiane. Që të kemi rrugë më të sigurta duhet të punojmë për ngritjen e kulturës në komunikacion”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
“Së bashku me MPB-në, do t’u qasemi ndryshimeve të shenjave dhe pajisjeve në komunikacion. Planifikojmë brenda një muaji apo një muaj e gjysmë, tërësisht të përfundojë procedura, që projekti të mund të implementohet tërësisht”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.
 
Projekti realizohet edhe me përkrahjen e Qytetit të Shkupit, Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup, Lidhjes Auto Moto dhe universiteteve.
 
GYLTENE SINANI